Daut Haradinaj i përgjigjet Mustafës: Unë asnjëherë nuk e shkeli kodin etik të shqiptarit

18 shtator 2019 | 16:05

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur lideri të LDK-së, Isa Mustafa.

Ai e ka quajtur të nxituar reagimin e Mustafës, duke sugjeruar që të mos e këshillojnë ata që nuk e kanë votuar.

Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk e shkel kodin etik të shqiptarit, dhe sipas tij, Kosova nuk do të ndahet.

“E pashë reagimin e nxituar të z. Isa Mustafa, unë kam pas dhe kam etikë por si duket të kanë lajthitë ata që i mbanë afër vetës. Ata që nuk të votuan mos i lejo me të këshillu. Unë asnjëherë nuk e shkeli kodin etik të Shqiptarit. S’ka me u nda Kosova”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka zhvilluar…