Daut Haradinaj: Lagjja ‘Arbëria’ do të kthehet në njërën nga zonat më atraktive të kryeqytetit

22 shtator 2021 | 11:59

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se lagjja ‘Arbëria’ do të kthehet në njërën nga zonat më atraktive të kryeqytetit me një projekt publiko – privat.

“Ndërtimi i teleferikut tek shkallët e Arbërisë do t’i lehtësojë banorëve lidhje më të shpejtë me Qendër”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Daut Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës…