Daut Haradinaj: Reforma në administratë të komunës së Prishtinës, e domosdoshme

21 qershor 2021 | 22:23

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se reforma në administratë të Komunës së Prishtinës është e domosdoshme.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se digjitalizimi dhe e-Qeverisja e avancuar do të jenë pikë e fortë e programit të AAK-së për Prishtinën.

“Deri në implementim të këtij projekti do të shtojmë kapacitetet e stafit që t’i trajtojmë qytetarët me dinjitet, pa radhë dhe me efektivitet”.

“Qytetarët tanë nuk mund të presin me orë të tëra për çertifikatë të tatimit në pronë, edhe pse i njëjti i ka paguar. Digjitalizimi i këtij sektori nuk kërkon kosto por thjesht duhet të ndodh”, ka thënë Daut Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ndeshjen mes Rusisë dhe Danimarkës është shënuar edhe goli…