Davis, MVP i javës në Superligë

18 dhjetor 2023 | 15:03

Java e 13-të në elitën e basketbollit të Kosovës solli ndeshje interesante, duke veçuar derbit mes Trepçës e Bashkimit dhe Pejës e Sigal Prishtinës.

Basketbollisti me indeksin më të lartë ishte Kevin Davis i Trepçës, i cili ndaj prizrenasve ndeshjen e mbylli me 24 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime, duke e pasur indeksin e lojës 32, apo më të lartin. Në fitoren e Sigal Prishtinës ndaj Pejës u dalluan Shaheed Davis dhe Derrick Wilson.

Davis e përfundoi ndeshjen me 26 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime, kurse Wilson me 13 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime.

Në një interesante, Golden Eagle Ylli mundi Proton Cable Prizrenin, ku te therandasit, qendra e Kosovës, Gëzim Morina kishte 17 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime. Vëllaznimi regjistroi fitoren e shtatë në këtë edicion, duke mundur Istogun, ku më i miri te kuqezinjtë ishte Burim Zekiqi me 19 pikë, tri kërcime dhe një asistim.

Top pesëshja

Kevin Davis (Trepça) 24 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 32 indeksi
Shaheed Davis (Sigal Prishtina) 26 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 30 indeksi
Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 13 pikë, 9 kërcime, 6 asistime, 22 indeksi
Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 17 pikë, 7 kërcime, 5 asistime, 20 indeksi
Burim Zekiqi (Vëllaznimi) 19 pikë, 3 kërcime, 1 asistim, 19 indeksi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri dhe analisti i futbollit, Liridon Leci, ka folur rreth…