De Ligti: Mund të qëndroj te Ajaxi

27 maj 2019 | 16:07

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt është i shumëkërkuar nga klubet e mëdha, si Juventusi, Manchester United dhe Barcelona, por ai ka paralajmëruar se mund të qëndron te skuadra holandeze edhe për edicionin tjetër.

“Nuk di asgjë. Gjatë vitit të kaluar kanë thënë dhe shkruar shumë gjëra, por asgjë nuk më bën të çmendem. De Jong e ka marrë vendimin e tij, unë jo, kështu është e vërteta. Shumë skuadra janë interesuar, por është në të mirën time që të vlerësoj nëse duhet të nis përgatitjet e sezonit tjetër me Ajaxin apo diku tjetër. Përderisa kam kontratë këtu, me Ajaxin, mundësia për të qëndruar do të ekzistojë gjithmonë”, ka thënë 19-vjeçari De Ligt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ambasadori i…