Debutimin e Ronaldos te Juventuesi e shikuan 2.3 milionë teleshikues

21 gusht 2018 | 14:58

Debutimin e Ronaldos te Juventuesi e kanë shikuar 2.3 milionë teleshikues, por kjo nuk maksimalja e një ndeshje të Serie A.

Superylli portugezka bërë debutimin në fitoren e kampionit italian kundër Chievos me rezultat 3-2, duke luajtur 90 minuta, derisa nuk ka arritur ta tund rrjetën e kundërshtarëve.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ndeshja ka tërhur 2 330 234 shikues pranë televizorëve, me një pjesëmarrje publike prej 11.9 për qind.

Kjo është një rritje prej 68 për qind të shikuesve në ndeshjen e parë të Juventusit për dallim prej sezonit të kaluar, kur u përballën si vendas me Cagliarin.

Por, kjo nuk do të thotë se është numri më i madh i shikuesve që ka tërhequr një ndeshje italiane pasi para këtij takimi gjendet edhe tre sosh.

Sipas “Sky Sport Italia” Derby d’Italia i viti 2013 është më i shikuari dhe më pas vjen përballja e njëjtë e vitit 2016 mes të Juventusit dhe Interit ndërsa në pozitën e tretë është ndeshja e vitit 2015 në mes të  Romës dhe Juventusit.

Ndryshe, Ronaldo pritet të debutojë para shikuesve të vetë në stadium Allianz kundër Lazios.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava,…