Deklarata e 2 Korrikut është akt themeltar i shtetësisë sonë

02 korrik 2020 | 11:20

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 2 Korrikun, ditën kur Kosova shpalli deklaratën e pavarësisë.

Limaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se 2 Korriku i vitit 1990 mbetet nder datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Ky është statusi i tij i plotë:

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 është akt themeltar i shtetësisë sonë, ngase buroi nga vullneti sublim i popullit shqiptar të Kosovës.

Dy korriku i vitit 1990 mbetet nder datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, e cila i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe ngjarjeve tjera të mëdha të cilat çuan në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Në çdo kohë u jemi mirënjohës delegatëve të legjislaturës së vitit 1990, të cilët në rrethana tepër të jashtëzakonshme e jetësuan një obligim kushtetues e kombëtar. FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla,…