Del Ponte: Putini sikur Millosheviqi dhe Karaxhiqi

14 mars 2022 | 13:38

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, Carla del Ponte, e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me kriminelët serb, Sllobodan Millosheviq dhe Radovan Karaxhiq.

Ajo ka kërkuar një fletarrest sa më të shpejt për të.

“Putini është një kriminel. Të shtënat kundër korridoreve humanitare në Ukrainë janë krim kundër njerëzimit”, ka thënë ajo, në një intervistë për gazetën italiane, “La Repubblica”.

Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë ka hapur një hetim për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë. Kjo do të bëjë të mundur identifikimin e autorëve, e Putin, sipas Del Ponte është kryesori.

“Përgjegjësi i parë është sigurisht presidenti Putin. Dhe të gjithë politikanët dhe ushtarakët me poste përgjegjësie. Hetimi duhet të çojë sa më shpejt që të jetë e mundur në lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër të gjithë të akuzuarve, përfshirë kreun e Kremlinit”, ka thënë Del Ponte.

Sipas saj, kjo nuk do të thotë se ai do të arrestohet, “por do ta ketë të pamundur të largohet nga vendi dhe kjo tashmë do të ishte një shenjë e rëndësishme e publicitetit negativ ndaj tij”.

Del Ponte ka thënë se nuk është habitur nga mbështetja që po e merr Putini nga 16 mijë vullnetarë nga Siria, meqë presidenti rus e kishte mbështetur homologun, Bashar al-Assad gjatë gjithë konfliktit në Siri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraqitja e dobët kundër Real Madridit dhe vërshëllimat e marra…