Delegacioni i Kuvendit po merr pjesë në seminarin Rose Roth të AP të NATO-s

28 qershor 2018 | 11:42

Delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO- s, i kryesuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, po merr pjesë në Seminarin Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet në Kuvendin e Maqedonisë.

Në këtë seminar po trajtohen tema aktuale për Ballkanin Perëndimor, siç janë: forcimi i sundimit të ligjit, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, kriza e migracionit dhe rrugët e Ballkanit.

Sot dhe nesër do të diskutohen temat: aspiratat e NATO-s në Ballkan dhe ecja përpara, reformat në mbrojtje dhe siguri, gjendja e medieve në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i dezinformimit dhe keqinformimit në krijimin e opinionit publik, marrëdhëniet ndëretnike në Ballkanin Perëndimor etj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë në opozitë kanë drejtuar kritika ndaj Projektligjit për Dhomën…