Deliu në Bruksel për vizat: Kosova të trajtohet sikur shtetet e tjera të rajonit

27 nëntor 2018 | 17:26

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, ka marrë pjesë 

në takimin e nivelit të lartë të kryetarëve të Grupeve Parlamentare të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe Abdullah Hoti  LDK, Glauk Konjufca VV, Taulant Ballën PS, Ejup Halimi BDI, Vasilika Hysi PS, dhe Edmond Spaho PD.

“Në takimin e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Bruksel, kërkuam që pas përmbushjes së kritereve për liberalizim Kosova të trajtohet sikur shtetet e tjera të rajonit.

Të njejtën gjë e konfirmuan edhe deputetë të Parlamentit Evropian të cilët në adresimin e tyre bënë thirrje që vendet anëtare të përdorin të njëjtat standarde për Kosovën siç kanë qenë vitet e fundit për shtete të tjera, në të kundërten do të vihet në pikëpyetje kredibiliteti i BE-së”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” deputetja Deliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aeroplan i vogël e tejkaloi destinacionin e tij në…