Dembele shpëton Barcelonën nga humbja

24 nëntor 22:53

Atletico Madrid nuk ka arritur të ruajë rezultatin në minutat e fundit të takimit teksa Barça i ka marrë një barazim 1-1 afër fërshëllimës së fundit. Ishte një sfidë që u ndez në pjesën e dytë dhe barazimi është rezultati më i drejtë. Barcelona ruan kreun e renditjes me një pikë më shumë se Atletico.

Topi dominohet nga miqtë por ndeshja nuk është edhe aq e njëanshme.

Atletico luan mirë sa herë që ka topin në zotërim, ndërsa Barça bën pasimet tipike të shkurtra por pa arritur të krijojë hapësira në zonën kundërshtare. Mundësitë e pastra për gol nuk ekzistojnë në pjesën e parë, por pas pushimit ka më tepër emocione. Atletico mund të kishte gjetur golin e barazimit pas fiks një ore lojë. Griezmann jep një top të bukur për Diego Costa, i cili godet por topi shkon jashtë fushës. Pak minuta më pas vendasit protestojnë për një prekje me dorë të Arturo Vidal brenda zonës, por pasi arbitri konsultohet me VAR, ai lejon lojën të vazhdojë pasi topi kishte prekur kokën e Vidal përpara se të përplasej në krahun e majtë. Në minutën e 77’ erdhi goli i merituar i kryeqytetasve.
Antoine Griezmann jep një kros të përsosur në shtyllën e dytë nga goditja e këndit dhe gjen kokën e Diego Costa-s, i cili me vështirësi arrin ta dërgojë në rrjetë. Barcelona mundohet të reagojë dhe luan me shumë forca në zonën kundërshtare gjatë minutave të fundit duke abandonuar mbrojtjen.

Atletico rreshtohet mbrapa, por e ka të kotë. Barcelona barazon rezultatin me Ousmane Dembele në minutën e 90’ të takimit. Ai merr një top në të djathtë dhe godet topin mes këmbëve të Oblak. Katër minutat shtesë janë dramatike, por rezultati mbetet i njëjtë, nuk ka fitues në Wanda Metropolitana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj është i ftuar sonte në emisionin "Xing"…