Dënim qesharak nga Bundesliga për dy futbollistët e Dortmundit

05 qershor 2020 | 23:35

Bundesliga ka gjobitur dy futbollistët e Dortmundit, Manuel Akanji dhe Jadon Sancho. Atajanë dënuar nga drejtuesit e kampionatit, pasi kanë prerë flokët në shtëpinë e tyre.

Sancho dhe Akanji u shfaqën me model të ri flokësh në ndeshjen e fundit të verdhezinjëve. Një sjellje e tillë është në kundërshti me rregullat e vendosura nga Bundesliga për protokollin e lojtarëve për shkak të Covid-19.

Futbollistët kanë të drejtë të ankimojnë për 5 ditë, por vështirë që diçka e tillë të ndodhë. Rregullat e reja janë të forta, por dhe pak absurde për futbollistët. Bundesliga ishte kampionati i parë që rifillojë kampionatin dhe ecuria ka qenë shumë pozitive deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Nju Jork botohet libri me studime letrare “ESENCAT E…