Dënohen Trepça dhe Peja

05 maj 2023 | 21:22

Dy skuadrat Trepça e Peja janë gjobitur pas ndeshjes së parë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Trepça, që ishte vendase të mërkurën, është gjobitur me 750 euro gjithsej.

Ndërkohë Peja është gjobitur me 200 euro, sa edhe lojtari i saj, Alban Veseli. Trajneri Rami Hadar është gjobitur me 50 euro. Vendimet i mori të premten Komisioni i Garave i FBK-së.

Veseli dhe Hadar u ndëshkuan me gabime teknike, ndërsa për shikuesit në vendim thuhet se kanë hedhur gjësende të buta, kanë ofenduar skuadrën mysafire dhe kanë ndezur mjete piroteknike. Trepça e ka fituar ndeshjen e parë finale. Ndeshja e dytë është të dielën në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pjesëmarrjen e parë në turneun final të Kupës së…