Dënohet Grezda

10 dhjetor 2019 | 18:12

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, vazhdon të ketë telashe jo vetëm në skuadrën e Rangersit, por edhe në shtetin skocez.

Futbollisti shqiptar ka marrë një gjobë tjetër, por këtë herë jo nga klubi ku luan, por nga shteti. Muajin e kaluar Grezda është ndaluar për shkak se drejtonte makinën e tij, ndonëse nuk kishte patentë dhe sigurimin e mjetit që ai drejtonte. Shqiptarit i ishte hequr patenta para 6 muajve dhe, pasi i përfundoi dënimi, ai duhet të aplikonte për një patentë tjetër, diçka që nuk e bëri.

Pikërisht për këtë arsye ai u ndalua dhe u pa se gjithashtu makina e tij nuk kishte sigurim. Grezda është dënuar nga gjykata me 400 sterlina, gjobë të cilën është i detyruar ta paguajë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
11.12.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë  …