Dënohet Tahir Lushtaku

08 shtator 2021 | 13:51

Komisioni Disiplinor i FFK-së pasi ka analizuar procedurat disiplinore të hapura nga Komisioni i Garave, ka marrë vendim për ta dënuar trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtakun. Trajneri i skuadrës kuqezi është dënuar me dy ndeshje.

“Kryetrajneri i KF Drenica, Tahir Lushtaku, në minutën e 83-të në ndeshjen Dukagjini-Drenica hynë në fushë dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 42 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy ndeshje mos udhëheqje të ekipit, sipas radhës të organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një viti të lidhur, Scott Disick dhe Amelia Hamlin,…