Dënohet Mourinho

01 mars 2023 | 16:16

Jose Mourinho është dënuar me dy ndeshje dhe 10 mijë euro gjobë. Ky është vendimi i gjyqtarit sportiv të Seria A, pas kartonit të kuq të trajnerit të Romës në ndeshjen e djeshme të luajtur ndaj Cremoneses.

Trajneri i verdhekuqve e paguan përplasjen me gjyqtarin e katërt Serra. Portugezi nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen ndaj Juventusit dhe Sassuolos.

Gjyqtari sportiv i Serisë A, Gerardo Mastrandrea, e zyrtarizoi dënimin me dy ndeshje, duke e quajtur si “kundërshtim të ashpër dhe të përsëritur ndaj një vendimi arbitrazhi”.

Sjellje të tilla të Mourinhos vazhduan edhe pas përjashtimit të tij, me një fjalor më të rëndë dhe fjalë fyese ndaj gjyqtarit Serra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër nga ora 21:00 zhvillohet “El Clasico” mes Real Madridit…