Deputetet e PDK-së dhe LV-së takohen me kryeministren e Lituanisë

24 maj 2024 | 12:53

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, se bashku me deputeten e LV-së, Saranda Bogujevci, kanë takuar sot kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte.

Takimi ka ndodhur në kuadër të grupit Women Parliamentary Assembly of the Council of Europe.

Deputetja Musliu-Shoshi, ka shkruar në “Facebook” ka treguar se Lituania do të ketë presidencën e Komitetit të Ministrave.

Sipas saj, shkëmbimi i pikëpamjeve me kryeministren dhe ministrin e Jashtëm të këtij shteti janë me rëndësi të veçantë.

“Sot në Lituani, ku bashkë me znj. Saranda Bogujevci, po marrim pjesë në takimin e Komitetit Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), i cili mbledh rreth 60 anëtarë të Asamblesë! Ditën filluam me një mëngjes pune me kryeministren e Lituanisë, znj. Ingrida simonyte, në kuadër të grupit Women Parliamentary Assembly of the Council of Europe. Lituania do të ketë Presidencën e Komitetit të Ministrave, prandaj shkëmbimi i pikëpamjeve me Ministrin e Jashtëm, z. Gabrielius Landsbergis, ishte i rëndësisë së veçantë edhe për  Kosovën. Debat do të ketë mbi raportet e hartuar që trajtojnë temat aktuale në Evropë me pjesëmarrje të presidentit të Parlamentit të Gjeorgjisë dhe Zëvendëskryetarit të Komisionit të Venecias. Falënderim të veçantë presidentit të APKiE-së, z.Theodoros Rousopoulos, dhe kryetares së Seimas, Viktorija Çmilyte-Nielsen”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Ilir Gashi Në secilën variant, me apo pa zgjedhje,…