Deputetët në Merdar: Këtu nuk ka asnjë shenjë se është Kosovë

27 tetor 2020 | 14:24

Anëtarët e Komisionit për çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes kanë vizituar sot pikën kufitare në Merdar.

Pas vizitës së kësaj pike kufitare me Serbinë, ata kanë konstatuar se pala serbe nuk është duke i respektuar marrëveshjet që janë arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe Uashington.

Kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku, deputet e LV-së, ka thënë se përveç afrimit fizik ndërmjet policëve serbë dhe atyre shqiptarë në objektin e ndërtuar nga Komisioni Evropian, nuk ka asnjë bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Sipas saj, Serbia vazhdon ende ta konsiderojë këtë pikë kufitare vetëm si kufi administrativ. Sipas saj, nuk ka asnjë shenjë që sinjalizon se këtu është Kosovë.

Njëjtë ka konstatuar edhe anëtarja e këtij Komisioni nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu. “Dhe nga pyetjet që i parashtruam, përveç këtij objekti që shihet se është i ri, nuk sheh asgjë të re, nuk sheh një bashkëpunim, këmbim të informatave e një zbatueshmëri të marrëveshjes siç është folur, marrëveshje së IBM-së”, është shprehur Musliu.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Ilir Tasholli ka thënë se është informuar nga përgjegjësi i kësaj pike se të gjitha veprimet që kryhen këtu, akoma janë sipas Marrëveshjes e Brukselit të nënshkruar më parë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konflikti në Nagrono-Karabak nuk po ndalet as me përpjekjet e…