Deputetët Rrezarta Krasniqi dhe Agon Batusha morën pjesë në takimin e 19 të COSAP-it

14 maj 2024 | 13:37

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi si dhe anëtari i këtij Komisioni, Agon Batusha morën pjesë në takimin e 19 të COSAP-it, e cila u mbajt dje në Podgoricë të Malit të Zi.

Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane te Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Vukovic, si nikoqir i konferencës së 19 të COSAP-it, përshëndeti pjesëmarrjen e delegacioneve, ku të pranishem ishin përveç vendeve anëtare, edhe vendet si, Kosova dhe Turqia me statusin e vëzhguesit, ndërkaq, pjesëmarrëse për herë të parë ishin vendet e Partneritrtit Lindor, si: Ukraina, Armenia dhe Gjeorgjia.

Temat kryesore të konferencës së COSAP-it ishin: Perspektiva e re e BE-së, ndikimi gjeopolitik në politikën e zgjerimit, bashkëpunimi dhe ndërlidhja rajonale, etj.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, në këtë konferencë diskutoi për rendësin e bashkëpunimit rajonal, dhe tha se, COSAP-i në thelb ka për qëllim bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin ndërmjet parlamenteve të vendeve të cilat janë pjesë e Procesit të Stabilizim Asociimit të Evropës Juglindore.

Kjo iniciativë e bashkëpunimit, tha ajo, ka për qëllim që të ndihmojë vendet në rrugëtimin drejtë Bashkimit Evropian.

“Kosova, edhe pse është vend pjesëmarrës në Procesin e Stabilizim Asociimit, sikurse pesë vendet tjera, Konferenca e COSAP-it deri me tani nuk ka treguar se është bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse, për faktin se nuk ka treguar vullnet të përfshijë edhe Kosovën në ketë konferencë si anëtare me të drejta të barabarta”, tha në fjalën e saj me këtë rast, Krasniqi.

Kurse deputeti, Agon Batusha tha se, procesi i integrimit evropian është alternativë e vetme e Kosovës dhe rrugës së saj drejtë anëtarësimit në BE.

Ai po ashtu ngriti shqetësimin pse Kosova nuk bëhet anëtare e barabartë në COSAP, si dhe ka kritikuar mënyrën e funksionimit pasi që kjo nuk po shqyrtohet në këtë takim, ashtu siç është kërkuar në takimin e fundit të COSAP-it në Ohër të Maqedonisë së Veriut në vitin 2022.

Gjatë diskutimeve, në mënyrë eksplicite është kërkuar anëtarësimi i plotë i Kosovës me të drejtat e barabarta sikurse vendet tjera në COSAP, kërkesë kjo, e cila është bërë nga deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Kreshnik Qollaku.

Gjithashtu, delegacioni i Kosovës në këtë konferencë ka zhvilluar disa takime bilaterale me disa nga delegacionet pjesëmarrëse në COSAP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu,…