Zgjedhën gjyqtarët e Kushtetueses nga komunitetet joshumicë

18 maj 2018 | 20:42

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy gjyqtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Radomir Laban nga komuniteti serb është zgjedhur me 71 vota, ndërsa dhe Bajram Ljatifi nga komunitetet joshumicë, është zgjedhur me 58 vota.

Këta dy do të jenë gjyqtarë të Kushtetueses për nëntë vitet e ardhshme.

Ndërsa gjashtë kandidatët shqiptarë për gjyqtarë të kësaj gjykate nuk kanë arritur t’i marrin votat e duhura, dhe në rivotim shkojnë Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Shkëmb Manaj, Hajzer Salihu dhe Vigan Qorroli.

E nga lista e votimit garën për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk e vazhduan Shqipe Ibraj- Mala dhe Nebojsha Boriçiq.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas sulmit me armë në një shkollë të mesme në…