Deputeti Reçica përkujton Ramush Tahirin

15 gusht 2022 | 00:38

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica ka bërë homazhe pranë varrit të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, analistit, gazetarit e publicistit të shquar, Ramush Tahirit në përvjetorin e vdekjes së tij.

“Së bashku me Kreshnikun dhe me familjarë, shokë e miq të Ramushit, përkujtuam dhe evokuam kujtime për një njeri të rrallë e të jashtëzakonshëm, i cili ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, analist, gazetar e publicist i shquar.”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i deputetit Reçica:

Së bashku me Kreshnikun dhe me familjarë, shokë e miq të Ramushit, përkujtuam dhe evokuam kujtime për një njeri të rrallë e të jashtëzakonshëm, i cili ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, analist, gazetar e publicist i shquar.

Mungesën e tij po e ndjejmë të gjithë, e sidomos në këtë kohë kur dhe pritet të ketë zhvillime shumë të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e vendit dhe kombit.

I përjetshëm do të mbetet kujtimi për Ramushin.

https://www.facebook.com/100044230999664/posts/pfbid0rResJp5Ms5WK1DgCHjtYgiTipy8oZrRgir6qNM333GJAECau8UoBiLKxabdZr92Jl/?d=n

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prizren e bukur të kulturës dhe kinematografisë botërore, deputeti…