Deputeti Reçica takoi deputetin e CSU, Enghuber, e fton për vizitë në Kosovë

24 mars 2022 | 15:05

Deputeti i PDK-së, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporë, Elmi Reçica, gjatë qëndrimit në Gjermani, ka takuar deputetin e Parlamentit të Bavarisë, partia CSU, Matthias Enghuber, në Neuburg.

Po ashtu, deputeti Reçica së bashku me deputetin Deli Balidemaj ka vizituar kompaninë “Efa Dienstleistungen” GmbH të pronarit, Isak Neziri, duke cekur se është kënaqësi kur bashkatdhetarët tanë arrijnë suksese të mëdha në të bërit biznes, e sidomos profesionalizmi, përkushtimi dhe kujdesi në punë që ata i karakterizon.

Postimi i Reçicës pas takimit me deputetin Enghuber:

Pata nderin dhe kënaqësinë që të takoj deputetin e Parlamentit Bavarez nga Partia Christian Social Union – CSU, Matthias Enghuber, së bashku me bashkëpunëtorët e tij në zyrën e elektoratit të CSU-së në Neuburg an der Donau.

Me të biseduam për mbështetjen e Gjermanisë dhe Bavarisë ndaj shtetit të Kosovës, për pikat e përbashkëta sa i përket politikës së jashtme dhe të sigurisë, procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, për zhvillimin ekonomik dhe mundësinë e investimeve Bavareze, me theks të veçantë të investimeve në energjinë të ripërtëritshme.

Diskutuam për diasporën tonë si dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy partive tona, CSU-PDK. Falënderova për ndihmën dhe mbështetjen që Bavaria i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës. E ftova që të vizitojë Kosovën, ftesë të cilën z. Enghuber e pranoi me kënaqësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të sfidës miqësore të Shqipërisë ndaj Spanjës në…