Deputeti ukrainas, me rezolutë në parlament, kërkon që Ukraina ta njohë Kosovën

06 gusht 2022 | 11:46

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një rezolutë në parlamentin ukrainas, ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Goncharenko me anë të një postimi në “Twitter”, ka shkruar se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës së më shpejtë që të jetë e mundur.

“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Goncharenko.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme…