Deputeti Zemaj kërkon vetting në institucionet e Kosovës

06 shkurt 2019 | 16:54

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, pas ngjarjeve në Drenas, ku është dhunuar një e mitur, ka thënë se është momenti që të nis procesi i vetingut në të gjitha institucionet e Kosovës.

“Shoqëria nuk mundet të duroj njerëz, zyrtar publik të cilët nuk kanë integritet moral dhe me të kaluar kriminale të jenë bartës të pozitave institucionale në Kosovë. Pasojat e promovimit dhe zgjedhjes së njerëzve me petk kriminal, çdo ditë akoma në emër të “patriotizmit” dhe klaneve janë vetëm prodhues të pasojave në shoqëri, sikurse rasti i abuzimit i një të miture nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, vjedhje të bankave dhe grabitjeve ordinere”.

“Kështu është kur ke zyrtar qeveritar nën akuza publike dhe kjo e shndërruar në normale për ta, kështu është kur ke vetëm në letër ministër të rendit dhe funksionet e tij ekzekutive janë të paralizuara para krimit. Koha, për të rikthyer besimin e opinionit në punën e institucioneve të Republikës së Kosovës është më shumë se nevojë. Kjo gjendje duhet të ndryshohet”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…