Deputetja Kadriaj: Prindon Sadriu i paprekshëm, ministrja Gërvalla po ia fsheh skandalet

28 korrik 2022 | 11:16

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka komentuar gjobën që i është shqiptuar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), pasi nuk i ka ofruar faturat për shpenzimet e diplomatit Prindon Sadriu, i cili është edhe bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani.

Kadriaj në seancën e Kuvendit ka thënë se MPJD-ja për dikë është nënë, e për dikë njerkë.

Madje sipas saj, Prindon Sadriu është “i paprekshëm.

Më tutje, Kadriaj ka akuzuar ministren Donka Gërvalla se po ia fsheh “skandalet e vazhdueshme” të Sadriut.

“MPJD-ja ka pranuar të paguajë 13 mijë euro gjobë sesa t’i bëjë publike të dhënat e shpenzimeve të këtij diplomati që po shihet se është i paprekshëm, pavarësisht skandaleve dhe shkeljeve të vazhdueshme. Ministrja Gërvalla në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbajtur fshehur skandalet e vazhdueshme të zotriut të parë para mediave deklaroi se nuk i kanë ofruar këto fatura meqë s’mund t’i ndajnë shpenzimet veç e veç të të gjithë misionit”, ka thënë Kadriaj.

Time Kadrijaj ka kërkuar nga ministrja Gërvalla që të jap llogari para deputetëve për këtë çështje.

“Kërkoj që ministrja të jap llogari para deputetëve, të na tregojë a do të merren masa pas këtij dënimi, kush do të jap llogari. Apo ky zotëria i parë është mbi shtetin, mbi ministrat apo edhe mbi qeverinë”, ka thënë deputetja Kadriaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita do të zbresë në fushën e blertë sonte me…