Deputetja Musliu i reagon Haskukës për mozaikun e Skënderbeut (Foto)

12 dhjetor 2018 | 11:01

Mozaiku Gjergj Kastrioti-Skënderbeu të cilin e ka punuar artisti Besart Gashi për nderë të festës së 28 Nëntorit për qytetin e Prizrenit, është lënë në gjendje të mjerueshme.

Ky mozaik ishte zhvendosur në parkingun e automjeteve të komunës dhe është lënë në gjendje të mjerueshme.

Ndaj këtij veprimi, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Nuk befasohem më pse kështu i kemi punët! Turp për kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka!”, ka shkuar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: house and outdoor

Por pas këtyre reagimeve, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka marrë masa duke e vendosur mozaikun e Skënderbeut në një vend më të sigurt.

“Sapo u njoftuam nga mediet për mozaikun e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i cili ishte lënë në gjendje të papërgjegjshme në hapësirën prapa Shtëpisë së Bardhë, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! menjëherë kanë intervenuar duke e larguar atë nga ajo gjendje. Veprimi i bërë sot është i patolerueshëm dhe madje paraqet mosrespekt ndaj heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Mozaiku pasi është larguar nga vendi ku ishte, u pastrua dhe u vendos në një vend më të sigurt, ndërkaq rasti do të hetohet deri në gjetjen e personave të papërngjeshëm që e kanë shkaktuar këtë akt”, ka shkuar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Publiée par Mytaher Haskuka sur Mardi 11 décembre 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e…