Ponte Prizreni – Trepça, derbi i javës së 13-të

12 dhjetor 2018 | 11:01

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Sot nga ora 19:00 në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren do të zhvillohet ndeshja më interesante e kësaj xhiroje, ku Ponte Prizreni e pret Trepçën.

Trepça zë vendin e katërt në renditjen tabelore, ku në 12 ndeshje ka regjistruar bilanc prej gjashtë fitoreve dhe gjashtë humbjeve, kurse Ponte Prizreni zë pozitën e gjashtë, me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe me bilanc prej katër fitoreve dhe shtatë humbjeve.

Sot do të luhet edhe një tjetër ndeshje, ajo në Suharekë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Lipjanit, duke filluar nga ora 19:00, kurse nesër (e enjte) në program është dueli në mes të Bashkimit dhe Boreas, që do të luhet me fillim nga ora 19:00 në Prizren. Duhet theksuar se ndeshja në mes të Rahovecit dhe Z Mobile Prishtinës do të luhet më 17 dhjetor në orën 19:00 në Prishtinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur vlerësimin e shtetit…