‘Deri në 10 vjet burgim’, Fadil Kodra dorëzon kallëzim penal kundër Xhelal Sveçlës
Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë është dorëzuar një kallëzim penal kundër ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla.
Fadil Kodra, i cili është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), e ka akuzuar Sveçlën për cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Përmes avokatit të tij, Faton Fetahu, Kodra në kallëzimin penal që mban datën e 22 korrikut, e ka akuzuar Sveçlën se ia ka cenuar të drejtat, duke e hequr krejt nga pozita e zyrtarit publik.
Avokati i Kodrës në kallëzimin penal ka shkruar se dëmi që e ka shkaktuar Sveçla, tejkalon shumën e 5 mijë eurove. Sipas tij, ajo që ka bërë ministri i MPB-së është e dënueshme me gjobë dhe burgim prej 3 deri në 10 vjet burgim. /Express/








