Dëshmitarët flasin për momentin e rrëzimit të helikopterit të Bryantit

27 janar 2020 | 11:36

Jerry Kocharian ishte duke pirë kafe kur kishte dëgjuar një helikopter teksa fluturonte tejet ulët dhe dukej se kishte probleme.

“Nuk po tingëllonte siç duhej, dhe ishte tejet poshtë”, ka thënë 62-vjeçari për “Los Angeles Times”, teksa përshkruan aksidentin e helikopterit të basketbollistit Kobe Bryant, që ia mori jetën atij dhe tetë të tjerëve.

Dëshmitarët kanë thënë se helikopteri u zhduk menjëherë në flakë e tym. Kocharian, që ishte në mesin e disa personave që panë aksidentin fatal në Calabasas, ka thënë se “ka qenë një shpërthim i madh” e se “askush s’ka mundur t’i shpëtonte”.

Aksidenti ndodhi të dielën në mëngjes në Kaliforni.

Një tjetër dëshmitar, Scott Daehlin, ka thënë po ashtu se e dinte që diçka nuk ishte në rregull kur kishte parë helikopterin teksa fluturonte shumë poshtë.

“Për shkak të afërsisë me tokën, e dija se diçka ishte jo në rregull. Ishte tejet poshtë, sikur po kërkonte diçka në tokë. Po bënte një kthesë të ngadalshme. Ishte rreth orës 9:45 dhe më pas ndodhi përplasja. E dëgjova zhurmën. Menjëherë thirra njësitë emergjente”, ka thënë 61-vjeçari Daehlin.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se shumë zjarrfikës kishin shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Helikopteri i Bryantit ishte një Sikorsky S-76B i ndërtuar më 1991.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se një marrëveshje…