Dëshmorët e Koshares na kujtojnë sa e vlefshme është liria

09 prill 2021 | 12:56

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe në Koshare, në përkujtim të 22-vjetorit të Betejës së Koshares.

Pasi ka vendosur kurora lulesh në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, Abdixhiku ka thënë se 113 dëshmorët e kësaj beteje na kujtojnë sa e vlefshme është sakrifica për liri dhe kontribut për shtet.

“Ne sot këtu kujtojmë të rënët, falënderojmë të gjallët dhe mbi të gjitha kujtojmë sakrificën e ushtarëve të UÇK-së në altarin e lirisë, Agimi me shokë, Saliu, Xhemajli, Aliu e Abazi dhe plot të tjer. Të 113 dëshmorët e Koshares na kujtojnë sot sa e vlefshme është sakrifica për liri dhe kontributi për shtet. Nga këtu na japin obligim dhe zë të ndërtojmë vendin tonë të shenjtë”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Granada është mposhtur në ndeshjen e parë të çerekfinales në…