Dështon mbledhja e Kryesisë, Tahiri fajëson shumicën parlamentare

22 maj 2023 | 15:07

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka bërë me dije se ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës se kuorumit.

Në një konferencë për medie, Tahiri ka thënë thënë se bllokimi i Kuvendit nuk është duke ndodhur për fajin e opozitës, por për fajin e Qeverisë së Kosovës.

“Mbledhja e Kryesisë dështoi për shkak se nuk pat kuorum të mjaftueshëm në Kryesi dhe si rrjedhojë nuk mund të kemi një seancë të re të enjten e kësaj jave”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot ka prezantuar zyrtarisht…