Dhjetëra të lënduar në protestën kundër qeverisë në Paraguai

07 mars 2021 | 00:08

Qindra protestues, kryesisht të rinj, dolën në rrugët e kryeqytetit, Asuncion, ndërsa infeksionet me koronavirus kanë arritur nivele rekord dhe spitalet janë në prag të kolapsit në të gjithë vendin e Amerikës së Jugut, raporton Independent.

Protestuesit ndezën flakadanë, hodhën gurë ndaj policisë, thyen barrierat e sigurisë dhe po digjnin çdo gjë në rrugë ndërsa përplasjet e dhunshme e kthyen zonën përreth ndërtesës së Kongresit të Asuncion në një fushë beteje të improvizuar të premten në mbrëmje.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit të vendit, Mario Abdo Benitez. Deri në 20 persona u lënduan, duke përfshirë një polic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka reaguar pas…