Dhurohen 57 lopë qumështore për fermerët e Ferizajt

23 dhjetor 2018 | 17:01

Në vazhdën e projekteve mbështetëse në fushën e blegtorisë, Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj u ka ndarë lopë qumështore 57 fermerëve nga kjo komunë. Njëri ndër përfituesit është edhe fermeri Avdyl Karaliti nga fshati Dardani, të cilit kohë më parë i tërë fondi blegtoral i është vjedhur nga persona të panjohur.

Me këtë rast, ai ka falënderuar Komunën e Ferizajt për përkushtimin që po tregon në përkrahje me lopë qumështore.

Karaliti ka shpjeguar se ky donacion do të ndikojë në ekonominë e tij familjare.

Në anën tjetër, i pari i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, ka thënë se ky projekt është i komunës. Sipas tij, kjo është faza e parë e dhurimit të lopëve qumështore.

Bajrami ka treguar se të gjithë përfituesit përbëjnë një kategori të veçantë të fermerëve, ndërsa bërë me dije se projekti ka kushtuar 70 mijë euro, plus participimi në masën prej 25 për qind nga përfituesit.

Bajrami ka theksuar se interesimi për të qenë në listë ka qenë tepër i madh. Sipas tij, ky interesim ka bërë që të ndryshojë edhe vendimi i ekzekutivit me qëllim që përfitues të jenë një numër më i madh i fermerëve.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë,…