Di Biagio pritet të jetë trajner i ardhshëm i Shqipërisë

01 nëntor 2022 | 14:48

Luigi Di Biagio do të jetë trajner i ardhshëm i Kombëtares së Shqipërisë në futboll. “Sportitalia” e konsideron këtë lajm ekskluziv dhe tekniku pritet të mbyllë marrëveshjen shumë shpejt me Federatën shqiptare.

Tekniku kishte marrë një ofertë nga Cosenza, por ka preferuar aventurën shqiptare. Sipas “Sportitalia”-s, kontaktet ndërmjet trajnerin italian dhe drejtuesve të FShF-së kanë vazhduar prej javësh dhe tani  kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe sa i përket aspektit financiar, që ende nuk është bërë publike.

Di Biagio e nisi aventurën si trajner me Italinë U-21 në mars të vitit 2018 dhe përfundoi mbas një viti. Aventura e fundit e Di Biagio në krye të një skuadre ishte ajo me Spalin e cila përfundoi në vitin 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtori për…