Di Maria kualifikon Juventusin

23 shkurt 2023 | 23:04

Juventus siguron një biletë për në fazën e 1/8-ve të Champions League, duke ju gëzuar një mbrëmje magjike të Di Marias. Skuadra e Allegrit fitoi në shifrat 3-0 në fushën e Nantes, ku argjentinasi do të realizonte 3 gola dhe do të merrte topin në shtëpi.

Di Maria do të shënonte një super gol në minutën e 5-të me një goditje magjike që do të përfundonte në trekëndësh. Më pas kampioni i Botës fitoi dhe një penallti në zonë duke detyruar kundërshtarin ta prekte me dorë dhe të dilte nga fusha me karton të kuq. Nga pika e bardhë mesfushori do të realizonte sërish.

Juventusi më pas administroi rezultatin ndërkohë që në pjesën e dytë u hodh e gjitha në sulm në kërkim të golit të tretë që do të vinte 10 minuta nga fundi. Pas një rrëmuje në zonë, Di Maria këtë herë shënoi me kokë, ku arbitri mori një konfirmim dhe nga teknologjia e vijës së portës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka arritur një përmbysje spektakolare ndaj Barcelonës në…