Di Maria zgjodhi më të mirin mes Messit dhe Maradonës

19 shkurt 2023 | 10:47

Angel di Maria ndau mendimin e tij për Lionel Messin dhe Diego Armando Maradona.

“Maradona është Maradona. Ai do të mbetet përgjithmonë në histori. I heq kapelen Diegos. Ai më ka mbështetur në momentet më të vështira të karrierës sime. Por për brezin tim, Messi është më i miri në histori. Është për të ardhur keq që Maradona nuk e pa se si Leo u bë kampion bote. Nëse Messi do të ngrinte Kupën e Botës në prani të Diegos, do të ishte shumë mirë”, tha anësori për ESPN, raporton abcnews.al.

Kujtojmë se kombëtarja e Argjentinës fitoi Kupën e Botës 2022, e zhvilluar në Katar në fund të vitit të kaluar. Në ndeshjen finale amerikano-jugorët mposhtën Francën 4:2 me penallti.

Messi u njoh si lojtari më i mirë në Kupën e Botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, beson se Kosova 15 vjet…