Dialogu Kosovë-Serbi, BE-ja zbardh agjendën e takimeve në Bruksel

12 shtator 2023 | 13:37

Të enjten e 14 shtatorit në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në praninë e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e BE-së është bërë me dije se fillimisht Borrell dhe Lajçaku do të kenë takim ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin, pastaj do të pasojë takimi trepalësh.

Më tutje, BE-ja ka njoftuar se takimet ndaras do të nisin në orën 09:00 e pastaj do të jetë takimi trepalësh.“Takimi do të jetë i fokusuar në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, është thënë në njoftim.

Pas takimeve është paralajmëruar deklaratë për media nga kryediplomati evropian, Josep Borrell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për përzierjen…