Disa aktivistë të LDK-së dhe AKR-së i bashkohen PDK-së në Mitrovicë

22 shtator 2019 | 16:41

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Mitrovicë i janë bashkuar anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhelal Fejzullahi dhe anëtari i Kryesisë së AKR-së, Lulzim Peci.

Mirëseardhje në PDK, iu ka uruar kryetari i Degës së kësaj partie në Mitrovicë, Bedri Hamza.

Bashkë me ta janë bashkuar edhe dhjetra aktivistë të LDK-së dhe AKR-së, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për ta mbeshtetur kandidatin për kryeministër, Kadri Veseli dhe programin e tij.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se…