Dita e Veteranit të UÇK-së, Valon Murati uron liderët e UÇK-së dhe komandant ‘Calin’

30 dhjetor 2022 | 14:34

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka uruar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me rastin e ditës së tyre.

Murati për këtë ditë ka uruar në veçanti, liderët e UÇK-së që gjenden në Hagë dhe bashkluftetarin e tij, komandant “Calin”.

“Lufta e UÇK-së është përmbyllja më e lavdishme dhe e dinjitetshme e luftës për liri të të gjithë shqiptarëve që rezultoi me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Sot është Dita e Veteranit dhe të gjithë veteranët e UÇK-së duhet të jenë krenar që kanë qenë në kohën dhe vendin e duhur në anën më të ndritshme të historisë sonë. Asnjëherë nuk duhet dëshpëruar nga fjalët dhe diskursi afatshkurtër politik sepse në planin afatgjatë nuk ka kush që e lëviz këtë luftë dhe UÇK-në nga pediestali më i lartë i historisë kombëtare dhe asaj të njerëzimit. Sot ndër të tjera i kujtojmë shokët e udhëheqësit e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë. Personalisht këtë ditë dua t’ia uroj shokut tim, luftëtarit të lirisë Sali Mustafës, komandant Calit e i cili jo vetëm këto ditë feste, por çdo ditë në Kosovën e lirë për të cilën ai dha gjithçka, po na mungon shumë. Urime Cal ty dhe shokëve të tjerë në Hagë”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion luftarak kinez ka përgjuar një avion amerikan mbi…