Djali i shkon në zyre babait për t’ia uruar mandatin e tretë qeverisës në Rahovec

17 janar 2022 | 14:41

Etnik Latifi, djali i kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifit, ka shkuar në zyre për t’ia uruar babait mandatin e tretë qeverisës në këtë komunë.

Etniku ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi me babanë, kryetarin e Rahovecit.

“Duke i ditur vlerat që ke e përfaqëson, duke i njohur aftësitë tua dhe vizionin tënd, me bindje të plotë se do t’i realizosh të gjitha premtimet e dhëna, po të uroj për mandatin e 3-të në krye të Komunës së Rahovecit! Urime, Babë! Qofsh me shëndet!”, shkruar Etniku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grand slam i Australian Open ka luajtur ndeshjet e para…