Djali i Thaçit falënderon Begajn dhe Ramën: Shqipëria asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës

29 nëntor 2023 | 12:12

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për ftesën që i ka bërë në pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit.

Ai ka falënderuar edhe kryeministrin Edi Rama, për “fjalët e ngrohta”, derisa ka thënë se shteti i Shqipërisë “asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës, duke treguar dinjitet dhe respekt të pashoq babit dhe të gjithë UÇK-së”.

“E falënderoj presidentin e Republikës së Shqipërisë për ftesën në pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit. Shumë faleminderit edhe kryeministrit Rama për fjalët e ngrohta. Shteti i Shqipërisë asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës, duke treguar dinjitet dhe respekt të pashoq babit dhe të gjithë UÇK-së. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Kosovën. Ky vit të jetë i fundit i festave pa çlirimtarët”, ka shkruar Endriti në “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…