Dje nuk u lejua ta takonte, vëllai i Jakup Krasniqit përsëri shihet në Taslixhe

19 nëntor 2026 | 10:58

Vëllai i Jakup Krasniqit nuk ka arritur as sot të takohet me të, ndonëse ka shkuar sërish pranë shtëpisë së tij.

Ai dje ka treguar se vajza e Jakup Krasniqit i ka kërkuar që të mos takohet me ish-kryetarin e Kuvendit.

Për këtë arsye, vëllai i Krasniqit ka qëndruar vetëm përreth shtëpisë, pa arritur të takohet me të.

Jakup Krasniqi ndodhet në Kosovë që nga dita e djeshme, pasi është lejuar të vijë nga Haga për një vizitë familjare. Vizita raportohet se lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Jude Bellingham është rikthyer në nivelet e tij më të…