Djegia e gjeneratorit te MI-ja, Haradinaj i reagon ashpër Kurtit dhe ministrave të tij

23 gusht 2022 | 15:54

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas djegies së gjeneratorit tek Ministria e Infrastrukturës (MI).

Ai ka thënë se Kurti dhe ministrat e tij, “pos që i hanë fjalët e veta, kanë nisë me e hëngër turpin me bukë!”.

“Ministrat kanë agregatë, kryeministri ka agregat, edhe ministritë kanë, bile edhe me ua shti flakën, pavarësisht se sa kushtojnë. Po çka të bëjnë ata që s’kanë as agregatë e besa po kanë gjithnjë e më pak gjithçka tjetër! Kryesorja, vala 58 e shitjes së pronës publike po vazhdon!  Këta pos që po i hanë fjalët e veta, kanë nisë me e hëngër turpin me bukë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dhënë Kordonit e…