Dogana parandalon kontrabandën me duhan

18 gusht 2023 | 16:29

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të premten në Prizren ka arritur që të parandalojë një rast kontrabande me duhan.

Ky veprim ka ndodhur pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative ku zyrtarët doganorë kanë organizuar kontrolle në dy lokacione të dyshimta.

“Në këtë proces, ata kanë zbuluar 77 kg duhan të përpunuar, për të cilin palët nuk kanë mundur të prezantojnë dokumentacion të origjinës. Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 1 000 euro, ndërsa shmangiet nga taksat doganore janë vlerësuar në 3 468  euro”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas dorëheqjes…