Dogana pranon donacion nga Dogana e Mbretërisë së Bashkuar

11 qershor 2018 | 17:29

Në saje të bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka pritur në vizitë përfaqësuesit e Doganës së Britanisë së Madhe, Andrew Pavlinic, shef për Inteligjencën Ndërkombëtare dhe Andy Lawson, drejtues në të njëjtitseksion.

Në këtë takim u prezantua një donacion i pajisjeve për forenzikë digjitale, i dhënë Doganës së Kosovës, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve që ndihmojnë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Këto pajisje janë moderne dhe versioni më i fundit i pajisjeve të këtij lloji, andaj në kohën e teknologjisë së avancuar, këto pajisje do të jenë ndihmesë e madhe për Doganën e Kosovës në sigurimin e provave dhe informatave të besueshme për proceset hetimore dhe gjyqësore.

“Dogana e Mbretërisë së Bashkuar gjithmonë ka qëndruar afër doganës sonë prandaj edhe jemi thellësisht falënderuar për asistencën që nga themelimi i doganës e deri tani, gjithmonë kemi pasur një mbështetje nga Dogana e Mbretërisë së Bashkuar gjë për të cilën jemi falënderues”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka iniciuar Projektligjin…