Dolën fitues të zgjedhjeve, Shefqet Krasniqi ka një porosi për Vetëvendosjen

11 prill 2021 | 22:08

Teologu Shefqet Krasniqi ka folur për zhvillimet e reja politike në Kosovë që erdhën pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Krasniqi thotë se ia ka qëlluar një parashikimi të tij që e kishte thënë para disa viteve.

“Kam thënë se Albinin e ki kryetar ose kryeministër brenda një kohe të shkurtër. E kam thënë. Tash këta fituan”, ka thënë ai.

“Ja urojmë postet e reja,. Këta njerëz kanë fituar një besim të madh në popull. Cka ska fituar askush deri më tash. Vet fakti që ka marrë kaq shumë deputetë tregon se sa kanë besim. Nëse janë të mençur dhe punojnë do t’i ruajnë këta deputetë. Por nëse punojnë mbrapsht, e i bijnë vetit mësysh, atëherë e paçin veten në qafë”, shtoi ai në NIN.

Kur është pyetur nëse mendon t’i futet politikës ai është përgjigjur kështu:

“Jo nuk ka shanca asnjëherë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump ia faturoi meritat vetes për zhvillimin e disa…