Don Lush Gjergji shkon te Tërnava, i thotë: Kemi nevojë për më shumë vlera dhe virtyte

09 korrik 2022 | 09:32

Myftiu Naim Tërnava, për festën e Kurban Bajramit në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka pritur përfaqësuesin e Ipeshkvisë të Kosovës, Don Lush Gjergjin.

Don Lush Gjergji uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën.

“Dashtë Zoti të kemi më shumë festime. Jemi këtu për festën e Bajramit të Vogël për të shprehur urimet e përbashkëta. Që të përforcohet bashkimi, afrimi  dhe kërkimi i vlerave dhe virtyteve që kemi më shumë nevojë se kurrë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nga ata prindër që mundohen gjithë jetën për t’i…