Donjet Bislimi: Ditët e festave të reduktohen, të shtohet Dita e çlirimit

13 qershor 2019 | 15:37

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, në një shkrim ku trajton ditën e çlirimit dhe festave, ka cekur se “dje e kishim 20-vjetorin e Çlirimit, 12 Qershori, dita e cila simbolizon sakrificat e brezave të tërë për liri e shtet. Nuk ka asgjë më të shenjtë se sa liria. Edhe dita kur shënohet ajo është e tillë”.

Bislimi ka shkruar po ashtu se Kosova pushon për shumë festa që nuk kanë ndonjë relevancë kombëtare apo shtetërore, madje duke shkuar deri në atë pikë sa edhe ditët e pushimit të cilat vijnë si kompensim, nëse një ditë feste bie në vikend. “Se kalendari i festave zyrtare është dashur qysh moti të ndryshojë është fakt i pamohueshëm. Dhe këtë e forcon më shumë edhe dita e djeshme..”, ka shkruar Bislimi.

Postimi i plotë i Bislimit:

“Dje e kishim 20 vjetorin e Çlirimit, 12 Qershori, dita e cila simbolizon sakrificat e brezave të tërë për liri e shtet. Nuk ka asgjë më të shenjtë se sa liria. Edhe dita kur shënohet ajo është e tillë.
Natyrshëm që shteti i Kosovës ka nevojë për angazhimin e përditshëm të secilit prej nesh, sidomos institucioneve, për një të ardhme më të mirë, për ta realizuar secilin vizion që kemi si shtet. Pra çdo ditë që punojmë është e vlefshme. Por nuk është e vlefshme një listë e festave zyrtare, kur në të ka data që nuk kanë rëndësi kombëtare e Dita e Çlirimit të mos figurojë fare.
Dhe ky nuk është vetëm mendim i imi, por edhe i shumë e shumë njerëzve që kam takuar dje dhe sot.
Kosova pushon për shumë festa që nuk kanë ndonjë relevancë kombëtare apo shtetërore, madje duke shkuar deri në atë pikë sa edhe ditët e pushimit të cilat vijnë si kompensim, nëse një ditë feste bie në vikend.
Se kalendari i festave zyrtare është dashur qysh moti të ndryshojë është fakt i pamohueshëm. Dhe këtë e forcon më shumë edhe dita e djeshme. Andaj, duhet që sa më parë ky kalendar të ndryshojë dhe t’i largojë ditët e pushimit të panevojshme, të ndalojë praktikën e zëvendësimit me ditëve të vikendeve, dhe në asnjë mënyrë mos ta harrojë ta vendosë Ditën e Çlirimit në atë kalendar, si një nga ditët më të shënuara për shtetin tone”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar, pasi dy anije transportuese…