Donjet Bislimi, pas takimeve me rininë: Liria ka emër, Rimëkëmbja është misioni!

15 janar 2021 | 19:54

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, pas takimit me Rininë Demokratike të Kosovës në Lipjan, ka cekur se ishte takim i mrekullueshëm, në vazhdën e takimeve me rininë.

Z. Bislimi ka shkruar në rrjetin social se është përmbyllur një cikël takimesh me rininë, në të gjitha pjesë e Kosovës. Ndërsa ka thënë se të gjithë janë njëzëri, Liria ka emër dhe Rimëkëmbja është misioni i përbashkët i rinisë.

Ja postimi i tij në ‘Facebook’:

Me këtë takim të mrekullueshëm me rininë e Lipjanit sot përmbyllëm një cikël shumë produktiv vizitash cep më cep Kosovës.

Të gjithë jemi njëzëri, LIRIA KA EMËR dhe RIMËKËMBJA është misioni ynë i përbashkët,
14 Shkurti është ditë referendumi për ne, FITORJA e ideologjisë sonë çlirimtare përmes PDK-së do vuloset dhe liderët tanë shpirtëror do të krenohen!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Grevist i administratës në Zyrën e Kryeministrit, në përbërje…