Drejtori i KDI-së: Shumica që nuk arrin t’i mbajë seancat, më mirë të dorëhiqet

19 prill 2023 | 15:15

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se shumica parlamentare që nuk arrin t’i mbajë seancat e rregullta plenare të Kuvendit duhet të vetëdorëhiqet e t’i hapë rrugë legjitimitetit të ri politik.

Deklarata e tij vjen pasi Kuvendi ka dështuar të mërkurën të mbajë sërish seancë plenare.

“Mirë e ka kryetari i Kuvendit, por ai duhet ta fillojë këtë zhvillim politik! Një shumicë parlamentare që nuk arrin të mbajë seanca të rregullta plenare për shkak të papërgjegjësisë së deputetëve,  është më mirë të vetëdorëhiqet dhe t’i hapë rrugën një legjitimitet të ri politik”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikoi marrëveshjen për njohjen reciproke…